Lidhje

Presidenti Bush kritikon pezullimin e kushtetutës në Pakistan

  • Majkëll Bauman

Presidenti Bush kritikoi dje pezullimin e kushtetutës në Pakistan dhe i bëri thirrje Presidentit Musharaf të rikthejë vendin e tij në demokraci. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Bowman njofton nga Shtëpia e Bardhë:

Presidenti Bush tha se ai ka udhëzuar Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs të bisedojë më Presidentin Musharaf dhe t’i japë atij një mezazh urgjent në lidhje me vendosjen ditët e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Pakistan.

“Ne shpesojmë që atje zgjedhjet të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që Presidenti të heqë uniformën ushtarake. Para se të merrte këtë vendim, ne e kishim bërë të qartë se gjendja e jashtëzakonshme do të minonte demokracinë”.

Zoti Bush i bëri komentet në zyrën e tij me gazetarët, pas një takimi me Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Më parë, Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për rivendosjen në Pakistan të lirisë së shtypit dhe për lirimin e të arrestuarve që nga dita e pezullimit të kushtetutës.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se të gjitha format e ndihmave për Pakistanin do të rishikohen sipas zhvillimeve të fundit, duke pasqyruar vendimet e qeverive të tjera të botës. Por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara nuk harruan të përmendin se ata nuk duan ndërprerjen e bashkëpunimit të Gjeneralit Musharaf në luftën kundër terrorizmit, një pikë që gjithashtu u nënvizua edhe nga Presidenti Bush.

“Në të njëjtën kohë ne duam të vazhdojmë të punojmë me të për të luftuar këta terroristë dhe ekstremistë, të cilët jo vetëm janë përpjekur ta vrasin atë, por kanë përdorur pjesë të vendit të tij për të sulmuar Afganistanin ose janë janë duke organizuar sulme kundër Amerikës”.

Në Kongres, ligjvënësit amerikanë shprehën shqetësim dhe indinjatë për ngjarjet në Pakistan. Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Heri Rid, tha se situata na kujton atë që ai e përshkroi si çmenduri të administratës së Presidentit Bush për të vazhduar operacionet ushtarake në Irak.

“Situata është një kujtesë se përse ne duhet të ndryshojmë kurs në Irak. Duke qëndruar të bllokuar në Irak, Presidenti Bush e ka bërë të vështirë që ne t’i përgjigjemi problemit të Pakistanit dhe sfidave të tjera në botë”.

Senatori Rid bëri thirrje për një rishikim të thellë të të gjitha përpjekjeve kundër terrorizmet nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar me politikën e administratës së Presidenti Bush në Irak.

Si justifikim për pezullimin e rendit kushtetues, Gjenerali Musharaf përmendi kërcënimet e terroristëve dhe të ekstremistëve, të cilat ai tha se duhet të luftohen me çdo kusht. Ai i krahasoi veprimet e tij me ato të Presidentit Abraham Linkoln gjatë luftës civile në Amerikë. Si Presidenti Bush, ashtu dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino nuk bënë komente rreth këtij krahasimi.//lk

XS
SM
MD
LG