Lidhje

Raporti i Komisionit Evropian mbi Shqipërinë-kritik mbi reformat elektorale, gjyqësore dhe punën e Parlamentit


Raporti I komisionit europian për ecurinë e vendeve të Ballkanit perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria, u prezantua sot nga komisioneri europian për zgjerimin Olli Rehn. Raporti bënë një përshkrim të hollësishëm të zhvillimeve në të gjitha fushat.

Komisioneri Rehn duke njohur përparimet e bëra deklaroi se nevojitet ende shumë punë për të bërë dhe sipas shefit të departamentit për Shqipërinë në Komisionin Europian Dirk Lange i cili ishte sot në Tiranë për t’i dorëzuar autoriteteve shqiptare raportin e progresit pikat kritike kanë të bëjnë me reformat elektorale, atë në gjyqësor dhe veprimtarinë e parlamentit: "Do të përmendja në vecanti mungesën e progresit në refromën elektorale dhe atë gjyqësore. Funksionimi i gjyqësorit është i rëndësishëm për shtetin ligjor. Eshtë kritik roli i parlamentit. Ne shikojmë se parlamenti nuk ka ecur përpara me axhendën e reformave."

Sipas raportit puna e parlamentit është dominuar shpesh nga ngjarjet e politikes së ditës dhe debatet e përqëndruara nga interesa të ngushta partiake kanë shtyrë vendimet e parlamentit ose këto vendime janë future me nxitim dhe pa përgatitjen e duhur. Dështimi i partive politike për të bashkëpunuar vazhdon të frenojë reformat e nevojshme për të përmbushur detyrimet e Marëveshjes së Asocim Stabilizimit.

Sipas raportit reforma e duhur e kuadrit zgjedhor në një kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kërkon pjesmarrjen konstrukltive të partive politike në komisionin e refromës elektorale ndërsa sistemi gjyqësor kritikohet për proceduar përgjithësisht të ngadalta dhe me mungesë transparence.

Masat e qeverisë për të luftuar korrupsionin në gjyqësor cilësohet në raport kanë cuar në konflikte të vazhdueshme mes ekzekutivit dhe gjyqësorit e vecanërisht prokurorit të përgjithshëm. Ndonëse bëhen vlerësime për masat e marra cështja e korrupsionit dhe e krimit të organizuar konsiderohen ende si mjaft serioze për Shqipërinë.

Kryeministri Sali Berisha theksoi se për këto probleme priten tani e tutje zhvillime shumë të rëndësishme, duke nënkuptuar qartë se ato lidhen me ndryshimin e prokurorit të përgjithshëm: "Qeveria mbetet thellësishte angazhuar në konsolidmin dhe thellimin e reformave. Se lufta jonë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të njoh zhvillime shumë të rëndësishme të reja".

Raporti vlerëson ecurinë ekonomike të vendit por shpreh shqetësimin lidhur me situatën energjitike e cila sipas zotit Lange pengon zhvillimin e shpejtë të ekonomisë. //ad//

XS
SM
MD
LG