Lidhje

Përfundon me sukses operacioni i vajzës indiane


Mjekët në jug të Indisë thonë se kanë kryer me sukses një operacion për t'i hequr gjymtyrët e tepërta një fëmije të lindur me katër krahë dhe katër këmbë.

Mjekët në qytetin jugor të Bangalores u thanë gazetarëve sot se operacioni që i bënë 2-vjeçares Lakshmi doli me sukses. Një ekip mjekësor prej 30 vetësh e shkëputën vogëlushen Lakshmi nga binjaku i saj parazit dhe i dhanë formë trupit të saj gjatë një operacioni prej më shumë se 24 orësh.

Mjekët thanë se binjaku i Lakshmit nuk u zhvillua dhe nuk u shkëput gjatë periudhës së shtatëzanisë. Mjekët thanë se Lakshmi do të qendrojë disa ditë në spital nën vëzhgimin e mjekëve.//lk

XS
SM
MD
LG