Lidhje

Nikola Sarkozi shpreh mbështetjen e Francës në luftën kundër terrorizmit


Presidenti francez Nikola Sarkozi tha gjatë një fjalimi në kongresin amerikan se vendi i tij do të qëndrojë përkrah Uashingtonit në luftën kundër terrorizmit në Afganistan dhe në çështjen bërthamore të Iranit.

Gjatë fjalimit të tij sot, zoti Sarkozi tha se Amerika mund të mbështetet tek Franca. Presidenti francez u tha ligjvënësve se Amerika dhe Franca duhet të luftojnë së bashku për të mbrojtur dhe për të nxitur vlerat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë.

Zoti Sarkozi kujtoi me respekt sakrificat amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Pas fjalimit të tij, zoti Sarkozi do të shkojë së bashku me presidentin Bush në Mount Vernon, vendbanimi i Xhorxh Uashingtonit, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara. Ata do të zhvillojnë bisedime rreth situatës në Afganistan, programit bërthamor të Iranit, gjenocidit në Darfur dhe ndryshimeve demokratike në Birmani.//lk

XS
SM
MD
LG