Lidhje

Ndahen çmimet e muzikës Country


Këngëtarët Keni Chesney, Carrie Underwood dhe Brad Paisley fituan çmime kryesore në Festivalin e 41-të vjetor të Muzikës Country, që u zhvillua mbrëmë në Nashville të shtetit Tennessee.

Chesney ishte fituesi i çmimit kryesor, "Artisti i vitit". Kjo ishte e dyta herë radhazi për këngëtarin që fiton këtë çmim dhe hera e tretë në 4 vjet. Këngëtarja Underwood fitoi çmimin e "Vokalistja më e mirë vitit" dhe atë të "Këngëtares soliste më të mirë", për këngën e saj "Before he cheats", "Përpara se ai të më tradhëtojë"; ndërsa këngëtari Paisley ishte fituesi i "Çmimit Vokalisti më i mirë i vitit për meshkujt".

Kënga "Give it away", e intrepretuar nga këngëtari George Strait, u shpall "Kënga e Vitit", si krijimi më i mirë i muzikës country, me autorë Bill Anderson, Buddy Cannon dhe James Johnson. //ad//

XS
SM
MD
LG