Lidhje

Itali: 4 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri amerikan


Në Italinë veriore u rrëzua sot një helikopter ushtarak amerikan, duke vrarë të paktën 4 vetë. Zyrtarët thonë se nxorën 4 trupa nga helikopteri i djegur "Blackhawk", që u rrëzua në rajonin rural të Trevisos.

Shtatë veta të tjerë ishin plagosur, tre prej tyre rëndë. Një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane tha se një komision ushtarak do të hetojë aksidentin. Helikopteri u ngrit nga baza ajrore e Avianos, për një mision stërvitor. Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende.//lk

XS
SM
MD
LG