Lidhje

Presidenti Bush pret në Teksas kancelaren Merkel


Presidenti Bush do të presë sot Kancelaren gjermane Angela Merkel në fermën e tij në Crawford të Teksasit.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë mbi mosmarrëveshjet me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë trysninë për një raund tjetër sanksionesh ndaj Iranit, i cili u ka bërë sfidë kërkesave perëndimore për të ndalur pasurimin e uraniumit që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

Presidenti Bush dhe kancelarja Merkel do të diskutojnë edhe mbi Afganistanin, Irakun, Lindjen e Mesme, ndryshimet e klimës dhe tregtinë globale.

Vizita e udhëheqëses gjermane pason vizitën e Presidentit francez Nikola Sarkozi, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Uashington në fillim të javës. Këto kontakte vënë në dukje përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe këtyre vendeve, pas acarimeve që u vërejtën me fillimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak në vitin 2003. //rd//

XS
SM
MD
LG