Lidhje

Pakistan: Vazhdon vala e trazirave në disa qytete të vendit


Qeveria e Pakistanit e liroi ish kryeministren Benazir Bhuto nga arresti shtëpiak vonë në mbrëmje, pasi gjatë ditës nuk e kishte lejuar të merrte pëjesë në një protestë të opozitës kundër gjendjes së jashtëzakonshme.

Zyrtarët qeveritarë thanë se urdhëri për arrestin e saj shtëpiak ishte tërhequr. Dy herë gjsatë ditës së premte, zonja Bhuto tentoi të dilte nga shtëpia e saj në Islamabad për të marrë pjesë në protestën që ajo kishte organizuar në qytetin aty pranë të Ravalpindit kundër Presidentit Pervez Musharaf, por pa arritur të kalonte postblloqet e policisë, telat me gjemba dhe kordonin e policisë që kishte rrethuar shtëpinë e saj.

Duke folur para shtëpisë, e rrethuar nga përkrahësit, zonja Bhuto përsëriti kërkesat e opozitës që Presidenti Musharaf të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, të japë dorëheqjen si komandat i ushtrisë dhe të zhvillojë zgjedhje në janar.

Zonja Bhuto tha se ende ka në plan të vihet në krye të një marshimi protestues javën e ardhshme nga Lahorja në Islamabad. Në Ravalpindi ndërkohë, policia u përlesh me disa qindra banorë që u përpoqën të organizonin një protestë, në kundërshtim me masën që ndalon protestat publike.//lk

XS
SM
MD
LG