Lidhje

Gjeorgji: Miratohet dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme


Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi njëzëri dekretin e Presidentit Mikhail Sakashvili për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet akuzuan një figurë të njohur të opozitës për komplot për grusht shteti.

Zoti Sakashvili e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, për një periudhë 15 ditore, pas 6 ditë protestash masive në Tbilisi nga demonstrues që e akuzonin atë për korrupsion dhe kërkonin dorëheqjen e tij. Më pas, një ndihmëse e presidentit, u tha gazetarëve se gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet shumë më shpejt se afati i 22 nëntorit.

Ndërkohë prokurorët në Gjeorgji njoftuan se do të marrin në pyetje biznesmenin Badri Patar-katsi-shvilli nën dyshimet për komplot për të përmbysur qeverinë. Afaristi i njohur, që ka në pronë stacionin më të madh televiziv të vendit, ka financuar veprimtaritë e opozitës.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit përsëriti thirrjen për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Zëdhënësi tha se ndihmës sekretari i shtetit Matthew Bryza do të shkojë në Tbilisi për bisedime mbi situatën. //ad//

XS
SM
MD
LG