Lidhje

SHBA: Shënohet "Dita e Lirisë" për nder të rënies së Murit të Berlinit


Presidenti Bush e shpalli ditën e sotme "Dita Botërore e Lirisë", për të shënuar rënien në vitin 1989 të Murit të Berlinit dhe luftën e vazhdueshme për liri në mbarë globin.

Përmes një deklarate presidenciale, Presidenti theksoi se kjo ditë shërben për të ritheksuar bindjen se liria është e drejta e patjetërsueshme e çdo burri, gruaje dhe fëmije.

Presidenti Bush e shpalli për herë të parë "Ditën Botërore të Lirisë" më 9 nëntor 2001, në 12 –vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, që shënoi përfundimin e kontrollit sovjetik mbi Evropën Lindore dhe çoi më pas edhe në shpërbërjen e vetë Bashkimit Sovjetik.

"Dita Botërore e Lirisë" u shënua për herë të parë, vetëm 2 muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Atëherë Presidenti Bush vuri në dukje besimin e tij se liria do të arrinte një ditë të triumfonte mbi terrorizmin.//lk

XS
SM
MD
LG