Lidhje

Parlamenti turk miraton ndërtimin e centralit të parë bërthamor


Parlamenti i Turqisë dha miratimin për ndërtimin e centralit të parë bërthamor, megjithë kundërshtimin e ashpër të grupeve të mjedisit.

Projekt-ligji i miratuar sot, autorizon qeverinë të hapë procesin e tenderit për ndërtimin e centraleve, si dhe të krijojë një firmë shtetërore për drejtimin funksionimin e tyre. Projektligji duhet të miratohet tani nga Presidenti Abdullah Gul, që erdhi në pushtet në muajin gusht.

Qeveria turke thotë se ka në plan të ndërtojë 3 centrale bërthamore deri në vitin 2015 për të përballuar kërkesat në rritje të ventit për energji dhe për të pakësuar vartësinë nga importet. Në të kaluarën planet për ndërtimin e centraleve bërthamor kanë dështuar për shkak të mungesës së fondeve.//lk

XS
SM
MD
LG