Lidhje

Policia greke arreston rojen e kufirit që vrau emigrantin shqiptar


Policia greke arrestoi të enjten një roje kufiri që vrau një emigrant shqiptar të paligjshëm që po përpiqej të hynte në Greqi.

Autoritetet thonë se shqiptari Gentian Lalioti, ishte pjesë e një grupi prej 11 personash që përpiqeshin të hynin në Greqi dhe se nëntë prej tyre iu bindën paralajmërimit për të ndaluar. Ata thonë gjithashtu se ndaj tij u hap zjarr, pasi ai së bashku me një tjetër pjesëtar të grupit u përpoqën t’u shpëtonin rojeve.

Qeveria greke ka ndërmarrë kohët e fundit një hetim ndaj akuzave të organizatave për të drejtat e refugjatëve për keqtrajtim të emigrantëve të paligjshëm nga autoritetet greke.//kk//

XS
SM
MD
LG