Lidhje

Bush-Merkel dakord për zgjidhje diplomatike të krizës me Iranin


Presidenti Bush dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakort mbi nevojën për një zgjidhje diplomatike rreth çështjes bërthamore të Iranit.

Pas takimit të tyre sot në fermën e presidentit në Crawford të shtetit Texas, zonja Merkel tha se kundër Iranit duhet të konsiderohen sanksione të tjera nëse raportet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike vazhdojnë të jenë të pakënaqshme.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë sanksione të reja kundër republikës islamike, e cila i ka sfiduar kërkesat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për pezullimin e punimeve bërthamore. Megjithëse dy udhëheqësit u pajtuan kryesisht për çështje të tjera, zonja Merkel tha se ata kishin mendime të ndryshme rreth çështjes së ndryshimit të klimës. Ajo tha se beson që konferenca që do të zhvillohet së shpejti në Bali mbi këtë çështje do të dalë me sukses.

Presidenti Bush tha se ai shqetësohet për çështjen e klimës, dhe shprehu interes për zhvillimin e një teknologjie që do ta trajtonte këtë problem pa dëmtuar ekonominë. //rd//

XS
SM
MD
LG