Lidhje

Rizbulohet Mumja e Mbretit të Egjiptit të Lashtë Tutankhamun


Fytyra e Mbretit të Egjiptit të Lashtë Tutankhamun është ekspozuar para publikut për herë të parë që kur varri i tij u zbulua 85 vjet më parë. Mumja e mbretit Tut u vendos në një kuti speciale të tejdukshme, ku është dhe më i mbrojtur nga pluhuri dhe elementët e tjerë atmosferikë. Challis McDonough i Zërit të Amerikës është në Luxor dhe sjell materialin në vazhdim.

6 njerëz nxjerrin mumjen e mbretit Tutankhamun jashtë qivurit të tij ku ai ishte varrosur prej mëse 3 mijë vitesh. Ata e vendosën atë, në anën tjetër të varrit të tij , ku një arkë e posaçme me kushtet e duhura për të mos dëmtuar mumjen, do të bëhet shtëpia e re mbretit. Fytyra e ruajtur mirë e mbretit Tut, ka lëkurë të errët dhe në të shihet një buzëqeshje e lehtë. “Fytyra e djalit të artë është e mrekullueshme. Është magjike dhe misterioze. Në se e shihni fytyrën e tij, do ta ndjeni fytyrën e mbretit të artë”.

Tutankahmun, i njohur së shumti me emrin mbreti TUT, ishte vetëm 19 vjeç kur vdiq më shumë se 3 mijë e 200 vjet më parë. Sasia e madhe e floririt dhe thesari që u zbulua kur varri i tij u hap në vitin 1922 e bënë atë një prej drejtuesve më të famshëm të Egjiptit të lashtë. Maska e tij e artë u shndërrua në një imazh të spikatur.

Zhvendosja e mumjes së djalit mbret, nuk ka të bëjë vetëm me ekspozimin e trupit të tij. Gjithashtu është parashikuar që të mbrohet ajo çka mbetur prej tij nga lagështira dhe i nxehti, të cilat shtojnë dhe nivelin e zagushisë si pasojë e qindra vizitorëve që vizitojnë varrin çdo ditë. “Tuntakhamun do të ishte i lumtur pasi ne po ruajmë mumjen. Sepse lagështira dhe i nxehti mund t’a kthejnë këtë mumje në pluhur”. Mumja e King Tut u ekspozua në publik për herë të parë 85 vite më parë ditën që varri i tij u zbulua nga arkeologu britanik Howard Carter. Atij iu deshën 5 vjet që të zhvendoste dhe të përmblidhte në një katalog elementët përbërës të varrit. Në vend që të hiqte hajmalitë personale prej floriri dhe gurësh të çmuar si dhe maskën e famshme të vdekjes, krejtësisht prej floriri, Carter e ndau mumjen në 18 pjesë.

Ndërsa maska dhe hajmalitë ishin vendosur në Kairo si dhe bënin xhiron rreth botës, mumja e tij prehej varr, pa u parë nga publiku. Hawass thotë se shkencëtarët nisën të merren me mumjen e Mbretit Tut dy vjet më parë kur ai u lëviz për pak kohë nga varri i tij për të kryer një grafi. Ai tha se Tutankhamuni duhet të ketë vdekur prej infeksionit nga këmba e thyer. Hawass thotë se mbetjet e trupit të mbretit, janë në gjendje jo të mirë, përveç kokës dhe këmbëve, të cilat janë të vetmet pjesë të dukshme në kutinë e re ku është vendosur.

Pjesa tjetër e trupit e tij është mbuluar me pëlhurë ngjyrë bezhë. Guidat turistike në Valley of Kings thonë se ata janë të kënaqur që vizitorët kanë një arsye të re për të vizituar varrin e mbretit Tut. Mumja paraqitet para publikut ndërkohë që një ekspozitë shëtitëse e relikeve nga varri i mbretit Tut, ka ngjallur interesim të madh në Amerikën Veriore dhe në Europë. //rd//

XS
SM
MD
LG