Lidhje

Pasiguria e lojrave të prodhuara në Kinë


Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze shtetërore të lajmeve, hetimet për kontrollin e cilësisë kanë nxjerrë se rruazat-lodra të prodhuara në Kinë përmbajnë lëndë toksike që kanë helmuar të paktën 5 fëmijë në Australi dhe në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia Hsinhua njoftoi sot se autoritetet kineze kanë pezulluar lejen e eksportit për prodhuesin e këtyre lodrave. Mendohet se të gjitha rruazat janë prodhuar nga e njëjta fabrikë në qytetin jugor Shën-xhën.

Dje, administrata kineze e sigurisë e ndali eksportin e rruazave lodra, të cilat janë tërhequr nga tregu në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Afrikën e Jugut. Rruazat janë shitur me emrin Bindiz ose Akua Dots. Nëse gëlltiten, shtresa mbuluese e ngjitur te rruazat krijon reagsion duke prodhuar një substancë e cila shkakton humbje të vetëdijes, konvulsione ose vështirësi në frymëmarrje te disa fëmijë. Fëmijët e prekur nga këto lodra kanë mundur të shërohen. //rd//

XS
SM
MD
LG