Lidhje

Vazhdon greva e skenaristëve të Hollivudit


Greva e skenaristëve të Hollivudit, e para në pothuajse 20 vjet, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në mënyrën se si amerikanët ndjekin televizionin. Por, kjo i ka detyruar disa rrjete televizive të ndërpresin xhirimet e disa serialeve mjaft të shikuar. Disa studio thonë se do të përsërisin seri të vjetra deri sa të arrihet një marrëveshje. Por vëzhguesit thonë se një grevë e zgjatur mund të ketë implikime serioze për këtë industri.

Pa shkrimtarë, nuk do të ketë skenarë për serialet televizive dhe aktorët nuk do të kenë ç’të thonë. Rei Romano ka qenë skenarist përpara se të bëhej yll i serialit komik “Every body loves Raimond” - “Të gjithë e duan Raimondin”. Romano “Kam qenë çdo ditë për nëntë vjet në dhomën e skenaristëve. E di se ç’po ndodh. E di se ata krijojnë gjithçka. Është një ide, një karakter, një ngjarje, një dialog. Pa këto, unë dhe Bred Garet do rrimë ulur në kolltuk pa bërë asgjë.” Në mungesë të skenareve të reja, xhiruesit e filmave kanë anuluar filmimet për disa seriale.

Gjithsesi, për disa komedi shumë të ndjekura dhe drama seriale janë xhiruar mjaft seri që mund të janë të mjaftueshme për transmetim deri në fund të nëntorit. Programet që po ndjejnë vështirësi, janë çfaqjet e përnatëshme televizive, të cilat xhirohen çdo ditë. Prezantuesi i një çfaqjeje të tillë, David Leterman thotë. Leterman “Mund të jetë për të qeshur por do të përpiqem dhe të shoh se ndoshta mund të bëj ndonjë gjë vetë” Greva filloi të hënën në New York dhe Los Angeles pas dështimit të bisedimeve midis producentëve dhe sindikatës së skenaristëve për çështjen e pagesës së skenaristëve për çdo çfaqje të tyre në DVD të shitur në internet.

Skenaristi i Hollivudit, Shawn Rajan thotë: Rajan “Kompanitë janë tepër të zgjuara. Ato e dinë se ç’bëjnë dhe do të gjejnë mënyra për të përfituar nga kjo mënyrë e re biznesi. Dhe ne duam vetëm të sigurohemi se si shkrimtarë, ne nuk do të lihemi pas dore” Kryetari i Bashkisë së Los Angelesit, Antonio Villaraigosa tha se greva do të ketë një ndikim të madh për qyetetin e tij. Villaraigosa “Ky është kryeqyteti i botës për shfaqjet televizive. Janë rreth 225 mijë vende pune të lidhura me këtë industri.” Xhek Keiser është krye ekonomisti i Los Angeles-it. Keiser “Ka edhe shumë anë të tjera që varen nga kjo industri, gjithçka. Nga pajisjet me qera tek shoferët e limuzinave. Njerëzit kanë filluar të kursejnë.” Hera e fundit kur skenaristët e Hollivudit bënë grevë ishte viti 1988 dhe greva zgjati 22 javë. Zyrtarët e Los Angeles-it thonë se një grevë e tillë në ditët e sotme do t’i kushtonte më shumë se një miliard dollarë humbje industrisë së argëtimit.//rd//

XS
SM
MD
LG