Lidhje

Çisterna ruse derdh 2 mijë ton naftë në Detin e Zi


Një anije çisternë ruse e ankoruar në Ngushticën e Kerçit midis Detit të Zi dhe Detit Azov është çarë më dysh pas një stuhie të fortë, duke derdhur në det rreth 2 mijë ton naftë.

Autoritetet thanë se sot në mesditë, 13 anëtarët e ekuipazhit të çisternës Volganjeft-139 kishin mbetur në njërën pjesë të anijes, në pritje të ekipeve të shpëtimit. Zyrtarët rusë e quajtën ndotjen e detit një katastrofë që mund të kërkojë disa vjet për t’u pastruar.

Njëkohësisht, zyrtarët e marinës ruse thanë se dy anije mallrash të ngarguara me sulfur u mbytën në ngushticë dhe dy anije mallrash turke kanë rënë në cektirë pranë Detit të Zi.

Një anije tjetër ruse e ngarkuar me skrap metalesh njoftohet se është mbytur jashtë portit të Sevastopolit në Ukrahinë. Autoritetet thanë se sot janë duke u bërë shumë operacione shpëtimi, ndërkohë që erëra të forta dhe det me dallgë të larta vazhduan të godasin rajonin. //rd//

XS
SM
MD
LG