Lidhje

Irak: Kapen 200 terroristë të dyshuar


Ushtria amerikane thotë se një operacion i madh i përbashkët i forcave ushtarake amerikane dhe atyre irakiane ka bërë të mundur kapjen e më shumë se 200 të dyshuarve terroristë në katër provinca në veri të Irakut.

Ushtria thotë se operacioni Goditja e Hekurt, i cili filloi javën e kaluar, ka bërë përparime të ndjeshme kundër al-Kaidës në Irak. Sipas zyrtarëve, forcat e sigurimit kanë kapur tre operativë të lartë të al-kaidës dhe disa arsenale armësh.

Sot në Bagdat, policia irakiane tha se nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, që kishte si objektiv një autokolonë ushtarake amerikane, u vra një fëmijë 12 vjeç. Ata thanë se të paktën tre persona të tjerë u plagosën në këtë shpërthim.

Në njoftime të tjera, Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki tha se nuk ka arsye për të vonuar ekzekutimin e Ali Hasan al-Maxhid-it, i njohur si “Aliu Kimik” dhe dy të tjerë, të dënuar me varje për vrasjen e e rreth 180 mijë kurdëve në veri të Irakut gjatë viteve 1980. //rd//

XS
SM
MD
LG