Lidhje

Greqi: Jorgo Papandreu, rizgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste


Jorgo Papandreu u rizgjodh si kryetar i Partisë Socialiste greke të dielën, megjithëse partia e tij humbi në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Sipas numërimit paraprak të votave, zoti Papandreu ka fituar 60 % të votave, me një diferencë prej 34 % nga rivali më i afërt Evangelos Venizoles, i cili tashmë e ka pranuar humbjen.

Papandreu e quajti ri-zgjedhjen e tij si kryetari i partisë si një fitore të demokracisë dhe si një moment që do të bashkojë të gjithë anëtarët e partisë së tij.

Zoti Papandreu, i lindur në Amerikë është ish ministri i jashtëm i Greqisë. Ai njihet për dëshirën e tij për marrëdhënie më të mira me Turqinë, dhe për të bërë Greqinë një lojtar të fortë në skenën botërore.

Ai fitoi dje pavarësisht se Partia e tij socialite në opozitë nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare të shtatorit përballë Partisë Demokracia e re e kryeministrit Kostas Karamenlis.

Zoti Karamenlis u ri-zgjodh në postin e tij, pavarësisht nga akuzat e opozitës se ai u tregua i mefshtë gjatë zjarreve që përfshinë Greqinë gjatë stinës së verës.//kk//

XS
SM
MD
LG