Lidhje

Sarkozi: Franca dhe Gjermania, për sankione të reja ndaj Iranit


Presidenti francez Nikolas Sarkozi thotë se si Franca, ashtu edhe Gjermania janë të mendimit se mund të nevojiten sanksione të reja për të detyruar Iranin të heqë dorë nga programi i tij për pasurimin e uraniumit.

Presidenti francez i bëri këto komente sot në Berlin, pas bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Zoti Sarkozi tha në konferencën për shtyp se ai dhe kancelarja janë “në të njëjtat frekuenca” siç u shpreh ai – se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.”

Zonja Merkel tha se të dy udhëheqësit janë të të njëjtit mendim për nevojën që të nxiten Kina dhe Rusia, dy vende të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, që të mbështesin masa ndëshkimore. Takimi i sotëm përfshinte anëtarë të Kabinetit nga të dyja qeveritë.

Takimi u zhvillua vetëm pak ditë pasi të dy udhëheqësit përfunduan vizita të veçanta në Shtetet e Bashkuara për bisedime me Presidentin Bush mbi sanksione të mundshme kundër qeverisë së Iranit.//lk

XS
SM
MD
LG