Lidhje

Papa do të vizitojë Shtetet e Bashkuara në vitin 2008


Papa Benedikti do të vizitojë vitin e ardhshëm Shtetet e Bashkuara, vizita e tij e parë në këtë vend që kur u zgjodh Papë. Papa do të vizitojë Uashingtonin dhe Nju Jorkun.

Ai do të takohet me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë si dhe do të mbajë dy mesha publike. Papa do të flasë gjithashtu në Kombet e Bashkuara dhe do të vizitojë vendin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku ndodhej Qendra Botërore e Tregëtisë. Ai ka në plan të takohet edhe me profesorë të teologjisë, studentë dhe me priftërinj.

Vizita 6-ditëshe e Papa Benediktit të 16-të u njoftua sot, në Konferencën amerikane të Peshkopëve Katolikë në Baltimorë të shtetit Merilend. Vizita do të përkojë me tre vjetorin e zgjedhjes së Benediktit në postin e Papës.

XS
SM
MD
LG