Lidhje

Shqipëria kërkon të blejë energji elektrike për vitin 2008


KESH-i hapi të hënën tenderin ndërkombëtar për blerjen e energjisë elektrike 13 muajt e ardhshëm në një shumë afro 222 milionë euro. Një komision i Korporatës publikoi dokumentat e paraqitura nga 8 kompani zvicerane, çeke, serbe, sllovene dhe shqiptare së bashku me ofertat për të sjellë në Shqipëri 2,5 milionë megavat energji elektrike.

Tenderi për blerjen e energjisë, një nga më të rëndësishmit e ekonomisë shqiptare, u ndoq me kujdes nga juristë, zyrtarë dhe përfaqësues të firmave konkurruese. Tenderi u hap ndërkohë që edhe çmimet e importit edhe sasia e importit për këtë vit janë
rritur.

Drejtues të KESH-it pohojnë se kërkesa për energji u rrit më tej edhe këtë vit, ndërsa financat e kompanisë janë vënë në vështirësi të mëdha për shkak të thatësirës që
bëri të detyrueshme blerje urgjente të energjisë elektrike gjatë verës.

Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë deklaruar se KESH-i dhe kriza energjitike janë pikat më të dobëta të ekonomisë shqiptare, të cilat frenojnë rritjen ekonomike të vendit. (ze)
XS
SM
MD
LG