Lidhje

Shqipëri: Këshilli i Mandateve kërkon dokumente shtesë për çështjen Basha


Kalimi në sallën e parlamentit i imunitetit të Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha do të dojë ende kohë. Këshilli i Mandateve është akoma në fazën e shqyrtimit. Ndërsa pas mbylljes së kësaj faze, ka dhe katër javë të tjera kohë për t'u shprehur, nëse do t’i propozojë Parlamentit hapjen e rrugës për hetime ndaj tij.

Këshilli kërkoi sot që Prokuoria të sjellë dokumenta shtesë dhe faktet që provojnë pretendimet e saj për të hetuar ndaj ministrit, për kohën kur ai, në krye të Transporteve, u mor me të gjithë procedurat e rrugës Durrës Kukës Morinë.

"I kërkojmë zyrës juridike që të përpilojë kërkesën drejtuar Prokuorisë së Përgjithshme për të sjellë dokumentat shoqërues, për secilin nga paragrafët e kërkesës së paraqitur, së bashku me ekspertizën bashkëngjitur”, - tha Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Përfaqësuesit socialiste në Këshill u shprehën të pakënaqur me trajtimin e kësaj çështjeje. Deputeti Petro Koçi e quajti kërkesën drejtuar Prokurorisë një përpjekje, sipas tij, për të zvarritur të gjithë procesin:

"Nuk mund të lejohet që të kenë kaluar të paktën tre javë e ju kujtoheni sot që t’I kërkoni prokuorisë dokumenta shtesë për të justifikuar dhe plotësuar dokumentacionin. Nëse jemi këtu për të proceduar sipas rregullores dhe ju keni interes që të plotësohen të gjitha kërkesat e rregullores, kjo kërkesë të ishte bërë që në fillim dhe jo tani", -tha ai.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, u shpreh se çdo kërkesë për heqje imuniteti duhet të votohet, por duke nënvizuar se procedurat duheshin ndjeku,r pasi duhej respektuar dinjiteti i çdo deputeti:

"Unë jam për heqjen e imunitetit të cdo deputeti nga momenti që vjen kërjkesa, qofshin këta të majtë qofshin të djathtë.. Kështu që cdo gjë që thoni për zvarritje apo shtyrje nuk ka sens. Sepse unë e thashë për cfarë jam në përfundim të këtij procesi. Por në të njejtën kohë kërkojmë që të jemi serioz jo të tallemi me deputetët”,- tha zonja Topalli.

Çështja e rrugës Durrës Kukës prej muajsh është bërë burim debatesh të ashpra Pozitë Opozitë. Sipas Prokurorisë, projekti dhe kontratat e nënshkruara sjellin humbje disa qindra millionë Euro për shtetin shqiptar. Ndërsa ministri Basha, nga ana tij, ka këmbëngulur se janë respektuar të gjitha procedurat dhe se Prokuroria ka organizuar një sulm të motivuar politikisht.//lk

XS
SM
MD
LG