Lidhje

Belgu Serge Bramerc emërohet kryeprokuror i gjykatës së Hagës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon emëroi prokurorin belg Serge Bramerc si kryeprokuror të gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Zoti Bramerc udhëheq hetimet e OKB-së për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri në vitin 2005. Ai do të pasojë kryeprokuroren Karla del Ponte, mandati i së cilës përfundon në fund të këtij viti.

Zonja Del Ponte ka shërbyer si prokurore e OKB-së për tetë vjet me radhë. Më parë ajo ishte prokurore në Zvicër, ndërsa tani do të bëhet ambasadore e Zvicrës në Argjentinë duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm. //iç//

XS
SM
MD
LG