Lidhje

Rusi: Kryeministri Zubkov po mbikqyr procesin e pastrimit të Ngushticës Kerch


Kryeministri i Rusisë, Victor Zubkov, po mbikqyr procesin e pastrimit të Ngushticës Kerch, ndërsa ekipet e punonjësve po punojnë në mënyrë intesive për pastrimin e sasisë së madhe të naftës së derdhur, që zyrtarët lokalë po e cilësojnë një katastrofë ekologjike.

Zoti Zubkov e vizitoi rajonin në veri në Detit të Zi, para takimit sot me homologun e tij ukrainas, Viktor Janukovich, ku të dy udhëheqësit diskutuan lidhur me masat e përbashkëta për minimizimin e ndikimit tek ambjenti, të kësaj ndotjeje përgjatë bregdetit të të dy vendeve.

Stuhitë e fuqishme që goditën të dielën rajonin në veri të Detit të Zi, shkaktuan çarjen e një anieje çisternë, duke derdhur në det rreth dy mijë tonë naftë. Guvernatori i rajonit Krasnodar, Alexander Tkachev, tha se nga ndotja ngordhën 30 mijë zogj.

Moti i keq po i vështirëson më tej përpjekjet e pastrimit. Një zyrtar i Agjencisë ruse të Ambjentit tha se duhet ndërtuar një digë përgjatë ngushticës, për të mos lejuar depërtimin e naftës në Detin Azov dhe për të shmangur në këtë mënyrë dëme në ekosistemin e tij. //iç//

XS
SM
MD
LG