Lidhje

Gripi i shpendëve në Britaninë e Madhe


Autoritetet britanike po asgjësojnë mijëra gjela deti dhe shpendë të tjerë pasi zbuluan virusin e rrezikshëm të gripit të shpendëve në një fermë në veri-lindje të Londrës.

Zyrtari më i lartë i veterinarisë në Angli konfirmoi sot zbulimin e variantit H5N1 të gripit të shpendëve në fermë. Ai tha se virusi ngjason me variantin e zbuluar në Republikën Çeke dhe në Gjermani muaj më parë.

Autoritetet britanike vendosën një zonë mbrojtjeje prej 3 kilometrash përreth vendit ku u zbulua virusi dhe një zonë vëzhgimi me rreze prej 10 kilometrash.

Zbulimi i këtij virusi në të njëjtën zonë në shkurt çoi në asgjësimin e 160 mijë gjelave të detit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 200 vetë kanë gjetur vdekjen në mbarë botën që nga zbulimi për herë të parë i sëmundjes në vitin 2003. Pjesa më e madhe e viktimave ishin në Azi. //iç/

XS
SM
MD
LG