Lidhje

Pakistan: Arrestohet udhëheqësi i opozitës


Policia e Pakistanit ka arrestuar yllin e kriketit dhe udhëheqësin e opozitës, Imran Khan, pasi doli në publik pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Zoti Khan doli nga strehimi dhe shkoi në Universitetin e Punjab-it, në qytetin lindor të Lahores, për të folur para studentëve. Pak pasi mbërriti atje, shpërtheu kaosi pasi studentët radikalë që janë kundër pikëpamjeve të tij të moderuara politike e rrëmbyen dhe ia dorëzuan policisë.

Pothuajse të gjithë udhëheqësit e opozitës pakistaneze janë akutualisht të ndaluar ose në mërgim.

Ish kryeministrja dhe udhëheqësja kryesore e opozitës, Benazir Bhutto, vazhdon të jetë nën arrest shtëpie. Një zëdhënëse e partisë së saj, Partia e Popullit të Pakistanit, po zhvillon bisedime me politikanë të tjerë të opozitës për formimin e një fronti të bashkuar kundër gjendjes së jashtëzakonëshme dhe Presidentit Pervez Musharraf. I

sh kryeministri, Nawaz Sharif, aktualisht në mërgim, ka thënë në intervistat që u ka dhënë mediumeve të ndryshme se është i gatshëm të punojë me zonjën Bhutto.//rd//

XS
SM
MD
LG