Lidhje

Francë: Greva e punonjësve të transportit krijon probleme


Në Francë, greva e punonjësve të transportit dhe sektorit energjetik, të cilët protestojnë ndaj reformave që ka propozuar Presidenti Nikola Sarkozi në sistemin e pensioneve, ka shkaktuar probleme të mëdha në mbarë vendin.

Rrugët që të çonin në Paris ishin bllokuar sot nga trafiku, ndërsa banorët u detyruan të përdornin makinat, biçikletat apo edhe të ecnin në këmbë, si mjeti i vetëm për të shkuar në punë. Kjo është greva e dytë e kësaj natyre brenda një muaji që ka paralizuar sistemin hekurudhor, shërbimin e autobuzëve dhe shumicën e sistemit të metrosë. Përjashtimi i vetëm ishte treni ekspres Paris-Londër.

Greva e sektorit energjetik bëri që të kishte ndërprerje të energjisë. Studentët po ashtu detyruan mbylljen e disa shkollave, për të protestuar ndaj reformave për financimin e arësimit të lartë. Sindikatat thonë se greva do të vazhdojë edhe nesër. Megjithatë u vunë re disa shenja shprese, ndërsa palët pranuan një propozim të sindikatës për negociata.//lk

XS
SM
MD
LG