Lidhje

Rusia mund të vendosë raketa në Bjellorusi


Një gjeneral i lartë rus tha se vendi i tij mundet të vendosë raketa me rreze të shkurtër veprimi në Bjellorusi, në kuadrin e një përpjekjeje për t’iu kundërvënë planit të vendosjes së raketave amerikane në Evropën Qendrore.

Agjencitë amerikane të lajmeve citojnë gjeneralin Vladimir Zaritski të ketë thënë se një veprim i tillë mund të jetë një reagim i përshtatshëm ndaj dislokimit të raketave amerikane.

Rusia e ka kundërshtuar me forcë planin amerikan, që bën thirrje për vendosjen e 10 raketave interceptuese në Poloni, dhe një radar udhërrëfyes në Republikën Çeke. Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara do të destabilizonte Evropën dhe do të shkaktonte një garë të re armatimesh.

Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi i raketave synon mbrotjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropianë nga sulme të mundshme me raketë nga shtete të papërgjegjshme, si Irani.//lk

XS
SM
MD
LG