Lidhje

Ryker: Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë gati nëse ngecin bisedimet mbi statusin e Kosovës


Adminsistratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm të përballojë ngecjen në bisedimet për statusin e saj të ardhshëm.

Administratori Joakim Ryker u tha diplomatëve ndërkombëtarë në Vienë se ende shpreson që të arrihet marrëveshje në bisedimet mes Serbisë dhe shumicës shqiptare të Kosovës. Por ai i bëri thirrje Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, që të shikojnë mundësinë e alternativave të tjera, në qoftë se palët nuk arrijnë në marrëveshje.

Të dy palët në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës e hodhën poshtë propozimin e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Wolfgang Ishinger, që as nuk do t’i jepte Kosovës pavarësinë dhe as do ta linte pjesë të Serbisë. (ze)

XS
SM
MD
LG