Lidhje

Dy filma hollivudianë me temën e drogës


Dy filma hollivudianë po shfaqen në kinematë amerikane, të cilët kanë në fokus shkëlqimin dhe rënien e dy baronëve afrikano-amerikan të drogës në vitet 1970- 1980. “American Gangster” Gangsteri Amerikan, është një film për bosin e drogës Frank Lukas, ndërsa “Mr. Untouchable”, “I Paprekshmi”, është një dokumentar për shpërndarësin e drogës Nicky Barnes. Kronikat për abuzimet me drogën nga të dy personazhet arritën kulmin në Amerikën e atyre viteve.

Filmi “American gangster” është bazuar në një histori të vërtetë dhe paraqet Frank Lukasin një burrë elegant dhe një sipërmarrës të suksesshëm. Ai është një bashkëshort dhe bir i përkushtuar, por nga ana tjetër ishte dhe baroni më i pamëshirshëm i drogës në New Yorkun e viteve ’70. Fituesi i çmimit Oskar, Denzel Uashington interpreton Lukasin.

Filmi përshkruan korrupsionin e gjerë të policisë gjatë asaj periudhe, me disa personazhe policësh të cilët marrin pjesën e tyre prej shpërndarësve të drogës. Por polici Riçi Roberts, rol i bazuar në një personazh të vërtetë, është i papërzier.

Ky film është mjaft interesant i cili i jep përgjigje pyetjes se si një kriminel i fuqishëm afrikano amerikan arrin të drejtoj biznesin e tij si të ishte një drejtues i lartë i ndonjë kompanie të fuqishme në ditët tona.

Denzel Uashington ofron një interpretim të plotë si një Frank Lukas me zë të butë, kudo i veshur shik, por dhe pamëshirshëm në vendimarrjet e tij. Rasell Krou iterpreton Riçi Roberts, një polic i lodhur nga realiteti, por këmbëngulës në kërkim të drejtësisë.

Regjizori i filmit, Ridli Skot, thotë se filmi është më tepër një thriller hollivudian, se sa një film policesk. Por kinematografia e tij, me ngjyrimet dhe hijet e palneve të tij, na sjell në mendje vitet 70. Megjithatë duket se filmi ka shikueshmëri të mirë deri tani, por jo me atë çka pritej.

Një tjetër linjë e trajtimit të kohës së gangsterëve dhe bandave në Amerikë, është dhe filmi dokumentar “Mr. Untouchable”, i regjizorit Mark Livine i cili sjell botën e drogës së viteve 1970. Baroni i drogës, Niki Barnes, i cili ruhet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve, ka vendosur të thyej heshtjen dhe të ofrojë një intervistë të rrallë në lidhje me rolin e tij në trafikun e heroinës së vitit 1970.

Rrjeti i shpërndarësve të drogës, përdoruesit e saj, policët, agjentët e federalë dhe gazetarët janë pjesët e kësaj historie. “Mr.Untouchable” paraqet Nick Barnes dhe jo Frank Lukas si mbretin e Harlemit gjatë kësaj kohe.

Në këtë film, Barnes paraqitet si një njeri i cili donte të ishte në qendrë të vëmendjes. Veshja e tij, bizhutë që përdorte, stili i jetës, të githa këto reflektonoin sipërrmarjen e tij me drogën. Sikurse në “American Gangster” policët shfaqen të korruptuar në masë dhe njerëzit e Harlemit janë mirënjohës ndaj “Kumbarit të tyre me ngjyrë”

Dokumentari tregon që rënia e Nicky Barnes ishte mjaft e dukshme. Në mesin e viteve 70, gazetari i New York Times Fred Ferreti shkroi një artikull të titullua r”Mr. Untouchable” apo “I paprekshmi”, pasi Barnes deri atëherë i kishte shpëtuar ligjit. Por në vitin 1978 Barnes u arrestua, dhe i tregoi miqtë e tij për t’i shpëtuar dënimin me burgim të përjestshëm.

Frank Lukas gjithashtu e shkurtoi dënimin e tij duke ndihmuar Riçi Roberts duke i treguar policët e korruptuar. Të dy filmat portretizojnë të dy shpërnarësit e drogës, mënyrën se si ata jetuan dhe lanë shenjë në shoqërinë e kohës.

Mark Levine ka bërë një punë mjaft të mirë duke përdorur një formulim muzikor të përshtatshëm dhe pamje filmike që e mbërthenjnë shikuesin. E ndonëse regjizorët e dy filmave shpallin me të madhe që nuk kanë dashur t’ë lartësojnë këta gangsterë, në fakt , ata e kanë bërë këtë.//lk

XS
SM
MD
LG