Lidhje

Xhon Travolta, fitues i medaljes për interpretim të shkëlqyer


Festivali Ndërkombëtar i Filmit që zhvillohet në Santa Barbara, nderoi me çmimin Kërk Daglas për Interpertim të Shkëlyqer, aktorin Xhon Travolta. Në komentet e tij të menjëhershme pas marrjes së medaljes, Travolta tha se ky çmim është shumë domethënës për të, dhe ai ndjehej madje i nderuar dhe i privilegjuar, ngaqë zgjedhja e tij si fitues, u bë nga vetë aktori Kërk Daglas.

Xhon Travolta tha se aktori veteran e kishte përkrahur gjatë gjithë karrierës së tij, duke e cilësuar atë që në fillimet e karrierës së tij, një “aktor me talent”. Vetë aktori Kërk Daglas e mori medaljen që mban emrin e tij vitin e kaluar. Xhon Travolta është aktori i dytë që e merr këtë çmim, për karrierën e tij që shtrihet në 4 dekada dhe ku përfshihen filma, si “Primary Colours”, “Greese”, “Hairspray” dhe “Saturday Night Fever”.//lk

XS
SM
MD
LG