Lidhje

Kosovë: Zgjedhjet të qeta, pjesëmarrja e ulët


Në Kosovë vazhdojnë votimet në të cilat të gjitha partitë kryesore shqiptare kanë premtuar pavarësinë nga Serbia.

Pjesmarrja në zgjedhje ka qenë përgjithësisht e ulët. Pakica serbe që përbën 6 përqind të popullsisë ka shënuar një pjesmarrje mjaft të ulët duke iu përgjigjur thirrjes së qeverisë së Serbisë e cila kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës.

Udhëheqësi i pakicës serbe Oliver Ivanoviç tha se trysnia e qeverisë nuk ishte e nevojshme pasi të gjithë janë të shqetësuar se pjesëmarrja në votime mund të minojë pozitën negociuese të delegacionit serb.

Zëvendës shefi i UNMIK-ut, Stephen Schook shprehu zhgënjim për mospjesmarrjen e pakicës serbe në zgjedhje duke e quajtur këtë një shans të humbur për ta. Parlamenti i Kosovës ka të rezervuara 10 vende për pakicën Sërbe.

Zgjedhjet e sotme janë të parat të organizuara nga autoritetet vendore që nga viti 1999 kur Kombet e Bashkuara morrën nën kontroll administrimin e Kosovës. Serbët përbëjne më pak se 10 për qind të popullatës 2 miliionëshe, kryesisht shqiptare dhe zyrtarët kanë shprehur shqetësim lidhur me të ardhmën e tyre pas këtyre zgjedhjeve.

Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica u tha gazetarëve këtë javë në Budapesht se ai ende shpreson në arritjen e një kompromisi. Ai tha se është i gatshem t’i japë Kosovës një autonomi apo pavarësi brënda kufijëve të Serbisë. Zyrtarët e kanë krahasuar këtë kompromis me statusin e Hong-Kongut në Kinë. Zoti Koshtunica tha se çdo zgjidhje tjetër do të ishte shkelje e kushtetutës së Serbisë. “Edhe Sërbia ka një kushtetutë demokratike në të cilën thuhet në mënyrë të qartë se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë. Prandaj, Serbia do të kundërshtojë çdo përpjekje për shpalljen e pavarsisë së Kosovës.”

Kandidatët kryesorë shqiptarë në këto zgjedhje kanë thenë se nuk do të pranojnë asnjë propozim tjetër përveç pavarsisë së plotë. Kryeminstri Agim Çeku, do të largohet nga ky post.

Një anketë e bërë pak para zgjidhjeve tregon se udhëheqësi i opozitës, Hashim Thaçi gëzonte një epërsi të vogël. Zoti Thaçi u ka premtuar votuesve shkëputje të plotë nga Serbia menjëherë pas 10 dhjetorit kur të përfundojnë bisedimet me ndërmjetsimin ndërkombëtar me Beogradin. Megjithë këto premtime të fushatës partia opozitare nuk pritet të fitojë mjaft vota për të mundur të formojë qeverinë pa një koalicion me partinë në pushtet. //rd//

XS
SM
MD
LG