Lidhje

Ngrohja globale - Ban Ki Mun optimist për veprime parandaluese


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun tha se një raport i publikuar dje ka hapur një mundësi të re për konferencën mbi ndryshimet klimatike që pritet të mbahet në Indonezi.

Zoti Ban vlerësoi delegatët në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Valensia të Spanjës për arritjen e një konsensusi për të kufizuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Sekretari i Përgjithshëm tha se mesazhi i raportit është se rreziqet nga ndryshimet klimatike është real. Në këtë konferencë shkencëtarë nga 140 vende arritën një marrëveshje mbi një dokument prej 20 faqesh të të dhënave shkencore i cili tërheq vërejtjen se aktivitetet njerëzore mund të çojnë në ndryshime klimatike.

Shkencëtarët thanë se ngrohja globale dhe ndryshime të tjera mund të çojnë në valë të nxehti, thatësira, stuhi tropikale dhe mungesa të ujit dhe ushqimit. Marrëveshja e arritur dje u bën thirrje qeverive të vendeve të marrin vendime për uljen e gazrave të shkaktojnë efektin serë dhe që fajësohen për ngrohjen globale. //rd//

XS
SM
MD
LG