Lidhje

Hugo Çavez kërcënon me dyfishimin e çmimit të naftës


Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez kërcënoi se çmimet e naftës mund të dyfishohen duke arritur 200 dollarë për fuçi nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin apo Venezuelën. Ai i bëri këto komente sot në hapje të fjalimit të tij në takimin e nivelit të lartë të organizatës së Vendeve eksportuese të naftës - OPEC.

Takimi dy ditor i nivelit të lartë është i treti i këtij lloji që nga formimi i kësaj organizate në vitin 1960. Takimi sjell në një tryezë udhëheqës si presidenti i Venezuelës Hugo Çavez dhe ai i Iranit Mahmud Ahmedinexhad. Dje në takimin në nivel ministror të vendeve anëtare, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Saud Al Faisal tha se vendet e OPEC-ut nuk duhet të përmendin shqetësimet për rënien e vlerës së dollarit sepse kjo do të kishte ndikim negativ.

Irani dhe Venezuela po bëjnë presion për të diskutuar në këtë takim rreth rënies së dollarit. Nafta vlerësohet duke pasur si bazë dollarin kështu që rënia e tij ndikon në rritjen e çmimit të naftës. Diskutimet e djeshme iu përcollën gabimisht gazetarëve nga një televizion me qark të mbyllur. //rd//

XS
SM
MD
LG