Lidhje

Britania merr masa kundër trafikimit të qënieve njerzore


Britania po merr masa kundër trafikimit të qënieve njerzore. Në fushatën e saj më të fundit për të ndalur këtë krim, policia britanike thotë se po vë në shënjestër udhëheqësit e grupeve kriminale dhe rrugët e tregëtisë së tyre. Autoritetet thonë se Britania është një destinacion kryesor në tregëtinë ndërkombëtare të trafikimit të qënieve njerzore dhe shumë viktima mbërthehen në të me premtimin për një punë të mirë.

Xhoen nuk është emri i saj i vërtetë dhe ajo kërkon të mbetet anonime. Ajo thotë se kur u largua nga lufta në Ruandë, ajo mendoi se do të gjente një jetë më të mirë.

“U duk se do të filloja një kapitull të ri, një jetë të re, një fillim të ri. Unë isha e dëshpëruar për një gjë të tillë”.

Personi që e futi atë kontrabandë në Britani kishte plane të tjera.

“Ai më përdhunoi dhe solli njerëz të tjerë, që më përdhunuan dhe në këtë proces ai paguhej”.

Xhoen thotë se familja e saj vdiq në Ruandë dhe ajo nuk kishte njeri ta ndihmonte.

“Fillimisht mendova të ikja, po ku të shkoja? Desha të vrisja veten, por nuk dija si ta bëja këtë. Do të kishte qënë mirë të kisha vdekur me familjen time”.

The Helen Bamber Trust është një organizatë anti trafikimit, që po e ndihmos Xhoenën të kapërcejë traumën, që ajo ka përjetuar.

Për të shtuar vetëdijen publike, kjo organizatë ka ndërmarrë një fushatë të fuqishme, në të cilën mer pjesë aktorja Ema Tompson.

Studime të qeverisë britanike arrijnë në përfundimin se 4 mijë femra, të përfshira në tregëtinë ilegale të seksit mund të jenë sjellë në këtë vend për këtë qëllim dhe numri në fakt mund të jetë dy herë më i madh. Autoritetet kanë në plan të tejkalojnë rezultatet e një fushate të mëparshme, nga e cila vitin e kaluar u çliruan 84 gra dhe vajza adoleshente dhe u bënë 232 arrestime.

“Ne na duhet ta bëjmë Britaninë një mjedis të vështirë për trafikantët, pra nëse zhvillon trafikim njerzor, rreziku të jetë i madh dhe përfitimi i ulët”.

Xhoen thotë se trafikanti i saj e lejoi të ikte pas 11 muajsh kur gjendja e saj shëndetsore u rëndua dhe ajo nuk i shërbente më atij. Xhoen thotë se ajo mësoi diçka të tmerrshme.

“Ai më tha se ishte i infektuar me HIV dhe më kishte infektuar edhe mua. Unë shkova në një klinikë, ku mësova se isha infektuar nga HIV-i dhe gati sa nuk më iku mëndja”.

Motra Patrishia Mulhall, murgeshë katolike, punon me Kombet e Bashkuara për të hartuar një ligj, që ndalon trafikun e qënieve njerzore.

“Kjo është skllavëri e shekullit të 21. Droga shitet një herë dhe mer fund, por një grua apo një vajzë mund të shitet shumë herë”.

Motra Mulhall thotë se mesazhi duhet t’u bëhet i qartë burrave që paguajnë për seks.

“Mendoj se këtë problem duhet ta godasim në rrënjë, duhet të shikojmë kërkesat për këtë tregëti dhe t’i bëjmë sfidë sjelljes së shoqërisë”.

Ajo thotë se po të ndalet kërkesa, kjo tregëti mund të mos ekzistojë më, por Xhoen thotë se nuk ka shpresë. Trafikimi, thotë ajo, ka ekzistuar për një kohë të gjatë, ende vazhdon dhe nuk do të marë fund me mua. //iç//

XS
SM
MD
LG