Lidhje

Në ndjekje të Karaxhiçit, bastiset një shtëpi e rrjetit të tij mbështetës


Paqeruajtësit e Bashkimin Evropian në Bosnje bastisën shtëpinë e një serbi të Bosnjes, të dyshuar se bën pjesë në rrjetin e personave që fshehin të dyshuarin për krime lufte, Radovan Karaxhiç, i cili kërkohet nga Gjyakata e Hagës.

Trupat e Bashkimit Evropian kontrolluan shtëpinë e Dragan Sojic, në qytetin Pale, rreth 20 kilometra në juglindje të Sarajevës, të kontrolluar nga serbët e Bosnjes.

Zyrtarët thanë se Gjykata e Hagës dha urdhër për këtë operacion me synimin për të rënë në gjurmë të Karaxhiçit. Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjes qëndron i fshehur që prej 12 vjetësh, kur Gjykata e Hagës ngriti aktpadi ndaj tij.

Ai akuzohet për krime lufte, si gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës gjatë luftës së Bosnjes. //iç//

XS
SM
MD
LG