Lidhje

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës do të ketë mjedise të reja


Dy astronautë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës përfunduan punën jashtë stacionit për të instaluar 2 linja të rëndësishme energjie për zgjerimin e tij.

Komandantja e misionit të stacionit të hapësirës, Pegi Uitson, dhe astronauti Daniel Tani, dolën sot në hapësirë për të lidhur kabllo elektriku dhe ngrohjeje si dhe linja të furnizimit me ujë midis stacionit ndërkombëtar të hapësirës dhe modulit Harmoni.

Moduli Harmoni, i cili u transportua muajin e kaluar nga anija e hapësirës Diskaveri, po bëhet gati për 2 laboratorë të tjerë, që do të transportohen muajin e ardhshëm si dhe vitin e ardhshëm.

Modulet imitojnë shtypjen atmosferike në Tokë dhe do t’u ofrojnë pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes ndërkombëtare të hapësirës mjedise të reja pune. (ze)

XS
SM
MD
LG