Lidhje

SHBA: Dita e Falënderimeve shton më tej trafikun ajror


Dita e Falenderimeve është festa kur amerikanët udhëtojnë më së shumti. Përgjithësisht trafiku ajror në Shtetet e Bashkuara është i Presidenti Bush ka thënë se do të ndërmarrë masa për të lehtësuar trafikun e dendur që pritet në këtë ditë.

Të enjtën e ardhshme amerikanët do të festojnë Ditën e Falenderimeve. Në këtë ditë pritet që rreth 27 milionë amerikanë të udhëtojnë për të vizituar të afërmit e tyre. Kjo është një rritje prej 4 përqind nga viti i kaluar duke mbushur rreth 90 përqind të kapacitetit të aeroplaneve në Shtetet e Bashkuara.

Për të shmangur problemet e radhët e gjata, duhet që patjeter të vish në aeroport katër orë përpara sepse e mbaj mend nga viti kaluar kur ishte shumë keq. Statistika të industrisë ajrore tregojnë se gjendja është e keqe. Një nga katër aeroplanë nga Janari deri në Shtator kishte shënuar vonesa. Por këtë vit, për Ditën e falenderimeve, presidenti Bush ka paralajmëruar se do të marrë masa për të menjanuar këto probleme.

”Këtë vit për festën e falenderimeve, ushtria do të vërë në dispozicion të fluturimeve civile disa rrugë ajrore që përdoren nga forcat ushtarake .”

Presidenti Bush gjithashtu propozoi që kompanitë ajrore të rrisin dyfish dëmshpërblimin ndaj udhëtarëve, të cilët detyrohen të presin për shkak të vonesës së aeroplanëve apo për shkak se kompania shet më tepër bileta se sa duhet. Presidenti tha se nëse udhëtari pret më tepër se dy orë, ai duhet të kompensohet me 800 dollarë.

Qëllimi është që sistemi i fluiturimeve të bëhet sa më efektiv” ,- tha Presidenti.

Këto masa synojnë të ulin shqetësimet e udhëtarëve por një raport i qeverisë amerikane ka ngritur shqetësimet rreth sigurisë. Zyra e Qeverisë mbi Përgjegjësinë, zyrë e kongresit e cila merret me hetimin e përgjegjsive të institucioneve qeveritare, arriti të fusë materiale për bomba në 19 aeroporte amerikane në një hetim për të provuar efektshmërinë e masave të sigurisë në aeroporte.

Në një dëshmi në një komision të Kongresit, ligjvënësi Peter DeFazio fajësoi pajisjet e vjetëruara të hetimit të materialeve të rrezikshme.

” Masat e sigurisë mund të ndërmerren me dy mënyra: me teknologji të mirë dhe më me pak njerëz, ose me teknologji të vjetër dhe me shumë njerëz. Por ne përdorim me pak njerëz dhe teknologji të vjetëruar”,- tha ai.

Ndër këta njerëz përfshihen edhe ekspertë që analizojnë sjelljet e njerëzve. Administratori i Agjensisë së Sigurisë së Transportit Kip Houli u pyet, nëse këta ekspertë ishin në aeroportet që kishin dështuar në provën e sigurisë. Ai tha se nuk e dinte dhe ligjvënësi Mika këmbënguli në pyetjen tij.

”Unë dua të di se sa nga këta ekspertë ishin në aeroporte. Kjo do të ishte e para që do të duhej të ishte bërë. Të dihet se a kanë dështuar masat që ne kemi ndërmarrë.”

Kjo është hera e dytë, që agjentë federalë arritën të fusin materiale për bomba në aeroporte amerikane në dy vitet e fundit. Kryetari i komisionit Henry Waxman tha se kjo duhet të jetë hera e fundit.

” Ne do të kërkojmë një raport tjetër nga Zyra e Përgjegjësisë vitin e ardhshëm. Dhe ju do të jeni përgjegjës dhe duhet ta merrni këtë seriozisht. Unë nuk mendoj se ju e kishit marrë me mjaft seriozitet herën e parë,"- ju drejtua ai administratorit Howley.

Një kongresmen sugjeroi që aeroplanët plot me udhëtarë do ishin mbrojtja më e mirë, sepse nëse ka më shumë udhëtarë atëherë ka mundësi që ata të hetojnë më mirë aktivitete të dyshimta.//lk

XS
SM
MD
LG