Lidhje

Shkencëtarët realizojnë transformimin e qelizave të zakonshme të njeriut


Dy ekipe të veçanta shkencëtarësh thonë se kanë transformuar qeliza të zakonshme të lëkurës së njeriut në qeliza që veprojnë si ato embrionalet. Ekipet shkencore në 2 universitete në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni njoftuan sot këtë arritje, e cila pritet që në të ardhmen të japë rezultatet mjekësore që ofrojnë qelizat embrionale, pa presionin politik apo etik që shoqëron punën me këto qeliza.

Të dyja ekipet përdorën injektimin e një gjeni në qelizat e lëkurës, duke prodhuar qeliza që imitojnë vetitë e qelizave embrionale. Studimi është në fazën eksperimentale. Studiuesit thonë se qelizat e reja nuk mund të përdoren ende tek njerëzit, pasi metoda që përdoret tani përfshin ndërhyrje në ADN-në e qelizave të lëkurës dhe mund të shkaktojë kancer. Ekipi amerikan i botoi zbulimet e tij në revistën “Shkenca” ndërsa studiuesit japonezë i botuan rezultatet e tyre në revistën “Qeliza.”//lk

XS
SM
MD
LG