Lidhje

Alisha Kiz në mbështetje të skenaristëve të Hollivudit


Fituesja e Çmimit Grammy, këngëtarja Alicia Keys, mori pjesë në një miting për të shprehur mbështetjen e saj për skenaristët e Hollivudit që janë në grevë. Ajo intrepretoi me këtë rast këngën e saj më të pëlqyer, "No one", "Askush", dhe këngë të tjera, para një publiku prej rreth 4 mijë shkrimtarësh dhe përkrahësish, të cilët vazhdojnë për të 16 me radhë grevën e tyre.

Greva e skenaristëve ka goditur më rëndë shfaqjet televizive, të cilat janë ndërprerë që nga koha e fillimit të grevës. Nën presionin e agjentëve kryesorë të Hollivudit, palët ranë dakord të premten të kthehen në tryezën e bisedimeve më 26 nëntor, ndërkohë që 12 mijë anëtarët e Sindikatës vazhdojnë të jenë në grevë. //rd//

XS
SM
MD
LG