Lidhje

Egjypti, Turqia konfirmojnë pjesëmarrjen në Konferencën për Lindjen e Mesme


Egjipti dhe Turqia thonë se ministrat e tyre të jashtëm do të marrin pjesë në konferencën e paqes për Lindjen e Mesme, që do të organizohet në afërsi të Uashingtonit javën e ardhshme.

Këto janë dy vendet e para myslimane që konfirmojnë pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga Shtetet e Bashkuara. Vendet e tjera arabe pritet të vendosin për pjesëmarrjen e tyre gjatë takimit të Lidhjes Arabe në Kajro të premten.

Shtetet e Bashkuara kanë ftuar rreth 50 vende dhe organizata për të marrë pjesë në konferencë që fillon të martën. Mes tyre janë edhe disa vende arabe, që nuk e njohin Izraelin, si Arabaia Saudite, Iraku dhe Siria. Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe Presidenti palestinez Mahmud Abaz do të jenë të pranishëm.

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha sot se ajo beson se konferenca mund të quhet e suksesshme në se shërben si forumi i fillimit të negociatave izraelito-palestineze për të krijuar një shtet palestinez. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, para se Presidenti Bush të largohet nga detyra në vitin 2009. //rd//

XS
SM
MD
LG