Lidhje

Mali i Zi thotë se do të reagojë për çështjen e Kosovës njëlloj si BE


Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Millan Roçen, deklaroi sot në Tiranë se Potgorica do të reagojë ndaj çështjes së Kosovës, një lloj si institucionet evropiane ku ajo po përpiqet të integrohet. Zoti Roçen, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë, qëllimi i të cilës është forcimi i marrëdhëve mes dy vendeve, deklaroi lidhur me Kosovën, se sa kohë që do të ketë negociata do të ketë edhe shpresë për gjetjen e një zgjidhjeve të pranueshme nga të dy palët.

“Qëndrueshmëria dhe paqja janë shumë të rëndësishme në vendet e Ballkanit, prandaj sa kohë që vazhdojnë bisedimet për Kosovën, ekziston edhe shpresa për një zgjidhje paqësore të statusit të saj” - deklaroi në Tiranë Ministri i Jashtëm malazez, Millan Roçen.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, zoti Roçen tha se Mali i Zi mbështet angazhimin e Trojkës në ndërmjetësimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit. “Ne u japim përparësi bisedimeve, - deklaroi ministri i jashtëm malazez. - Sa të ketë bisedime, ka edhe shpresë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme nga palët. Zgjidhja duhet të jetë e tillë që të bëhet edhe mbështetje për integrimet europiane dhe euroatlantike të rajonit.Në Mal të Zi jetojnë edhe serbë edhe shqiptarë, dhe qëndrueshmëria e tij do të ishte një ndihmesë për rajonin, pavarësisht nga zgjidhja që do të gjendet. Në rast të një vendimi të nëjanshëm të Prishtinës, Mali i Zi nuk do të nxitohet që të marrë një qëndrim, sepse ka kërkuart të integrohet në Europë, dhe reagimi i Podgoricës do të jetë i njëjtë me atë të institucioneve europiane” - theksoi ai.

Ndërsa Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, tha se Shqipëria mbështet pavarësinë e Kosovës si rrugë për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, njëlloj sic mbështet qëndrueshmërinë e Malit të Zi, Maqedonisë dhe vendeve të tjera. “Shqipëria mbështet fuqishëm planin Ahtisari, dhe përmes tij, edhe pavarësinë e Kosovës” - tha zoti Basha. //rd//

XS
SM
MD
LG