Lidhje

Rusia dhe Italia, marrëveshje për një naftësjellës të ri


Kompanitë ruse dhe italiane të energjisë nënshkruan një projekt të përbashkët për të ndërtuar një naftësjellës nën Detin e Zi që do të sjellë gaz natyror në Evropën Jugore.

Drejtuesit e firmës italiane të energjisë, ENI SPA dhe ata të monopolit shtetëror rus të gazit natyror nënshkruan marrëveshjen për projektin sot në Moskë në prani të presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Romano Prodi. Naftësjellësi më shumë se 900 kilometra i gjatë nën Detin e Zi do të kalojë përmes Bullgarisë dhe do të ketë një kapacitet prej 30 miliardë metra kubë gaz natyror në vit.

Rusia ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme të diversifikojë rrugët e eksportit të energjisë së saj për të anashkaluar fqinjët e saj si Ukraina dhe Bjellorusia pas mosmarrëveshjeve të çmimit vitet e fundit që kanë çuar në ndërprerjen e furnizimeve për pjesën tjetër të Evropës. Në bisedime me zotin Prodi, presidenti Putin vlerësoi shtimin e tregëtisë midis dy vendeve dhe vlerave të tyre të përbashkëta. //rd//

XS
SM
MD
LG