Lidhje

Astronautët kryejnë ecje në hapësirë për të instaluar modulin


Dy anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës përfunduan një ecje në hapësirë për të instaluar një pjesë të re në këtë stacion.

Peggy Wilson, komandante e stacionit dhe Dan Tani realizuan disa lidhje elektrike në modulin Harmony gjatë ecjes prej 7 orësh në hapësirë. Moduli Harmony u dërgua në stacionin orbital muajin e kaluar nga ekipi i anijes amerikane të hapësirës Discovery.

Ekuipazhi i Stacionit Ndërkombëtar po punon për të përfunduar instalimin e plotë të modulit Harmony dhe për ta vënë atë në punë para se laboratori i quajtur Columbus i prodhuar nga vendet evropiane të sillet në këtë stacion muajin e ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG