Lidhje

20 të vdekur nga shpërthime vetvrasëse në Pakistan


Zyrtarët pakistanezë njoftojnë se të paktën 20 persona kanë humbur jetën në dy sulme vetëvrasëse të cilat kishin si objektiv trupat pakistaneze në qytetin Ravalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad.

Bomba e parë goditi një autobus në rrugën kryesore që lidh Ravalpindin me Islamabadin. Policia tha se sulmuesi i cili po ngiste një makinë të mbushur me eksplozivë goditi një autobus me të cilin udhëtonin punonjës të agjensisë pakistaneze të zbulimit.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se incidenti i dytë ndodhi kur vetvrasësi ishte ndalur në një pikë kontrolli afër shtabit të ushtrisë në Ravalpindi. Vetë personi u vra dhe disa vetë u plagosën. Zyrtarët dyshojnë se sulmet janë të motivuara nga operacionet e ushtrisë kundër forcave pro talebane në krahinën problematike në veriperendim të vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG