Lidhje

Siria njofton pjesëmarrjen në konferencën për Lindjen e Mesme


Siria pranoi ftesën amerikane për të marrë pjesë në konferencën për Lindjen e Mesme që zhvillohet në Annapolis të shtetit Merilend, duke i dhënë fund pasigurisë rreth vendimit të Damaskut.

Qeveria e Sirisë tha sot se do të dërgojë zëvendës ministrin e jashtëm Faisal Mekdad në konferencën e së martës. Damasku e kishte kushtëzuar pjesëmarrjen me bisedimet që përfshijnë kërkesën e tij për kthimin e Lartësive Golan të marra nga Izraeli në luftën e vitit 1967. Qeveria vendosi të marrë pjesë pasi mori një kopje të rendit të ditës që përfshin edhe çështjen e marrëdhënieve izraelito-siriane.

Një zëdhënëse izraelite e përshëndeti njoftimin e Sirisë. Ajo tha se konferencë e Anapolisit do të përqendrohet tek çështjet izraelito-palestineze por mund të hapë gjithashtu rrugë të reja për paqen në Lindjen e Mesme. //rd//

XS
SM
MD
LG