Lidhje

Republikani Trent Lot do të largohet nga politika


Republikani i dytë nga hierarkia në Senatin amerikan, Trent Lot, tha se do të mbyllë karrierën në Kongresin amerikan në fund të vitit.

Senatori nga Misisipi tha sot në një konferencë për shtyp se do t’i japë fund para janarit karrierës së tij 35-vjeçare në Kongres. 66-vjeçari Lot nuk dha arsye specifike për dorëheqjen e tij, por shprehu pakënaqësi nga vështirësitë e mëdha që has procesi i miratimit të ligjeve nën udhëheqjen demokrate. Trent Lot është aktualisht senatori numër dy në radhët e republikanëve në Senat.

Zoti Lot ka qenë drejtues i grupit republikan në Senat deri kur u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2002. Ai është kritikuar për mbështetjen që i dha përpjekjeve të senatorit Strom Thurmond për t’u zgjedhur president në vitin 1948 bazuar në një platformë politike të ndarjes racore.//lk

XS
SM
MD
LG