Lidhje

Presidenti pakistanez do të heqë dorë nga posti ushtarak


Zyrtartë të lartë pakistanezë thonë se Presidenti Pervez Musharraf do të japë dorëheqjen nga posti i komandantit të ushtrisë dhe do të bëjë betimin si president civil të enjten.

Zëdhënësi i zotit Musharraf, Rashid Kureshi e bëri këtë deklaratë sot për agjencitë britanike dhe franceze të lajmeve, BBC dhe AFP. Zëdhënësi ushtarak i presidentit bëri të njejtën deklaratë për edicionin televiziv të lajmeve të agjencisë "Associated Press".

Po sot, ish-kryeministri i Pakistanit, Nauaz Sharif, është regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të janarit. Disa orë para mbushjes së dokumenteve të kandidimit sot në Lahore, zoti Sharif u zotua se nuk do të bëhet pjesë e një qeverie koalicioni nën drejtimin e Presidentit Musharraf.

Dje, ish-kryeministri Nauaz Sharif u kthye në Lahore nga Arabia Saudite, ku ka jetuar në mërgim gjatë 7 vjetëve të fundit. Rivalja e tij, ish kryeministrja Benazir Buto, u regjistrua dje.//lk

XS
SM
MD
LG