Lidhje

SHBA-Rusi, bisedime për planin amerikan të raketave


Zyrtarë amerikanë dhe rusë janë takuar në Uashigton për bisedime mbi planin amerikan për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropë.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se zëvendës-ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Kiseliak, dhe pala amerikane e përfaqësuar nga Nënsekretari i Shtetit, Xhon Rud dhe Nënsekretari i Mbrojtjes, Erik Edelman, po përqendrohen në propozimet e reja amerikane që iu paraqitën Moskës javën e kaluar.

Ato përfshijnë vizita nga inspektorë rusë në vendet ku do të vendosen raketat në Evropë. Shtetet e Bashkuara kanë në plan të vendosin 10 interceptorë raketash në Poloni dhe një radar në Republikën Çeke.

Sot në Moskë, zëvendës-kryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov, tha se Rusia është e gatshme për zhvillimin e bisedime të mëtejshme për planin amerikan. Agjencia e lajmeve Rojters citon zotin Ivanov të ketë thënë, se Moska mund të tërhiqet nga bisedimet e reja, në qoftë se vendi i vendosjes së raketave amerikane është më pak se 200 kilometra nga kufijtë e Rusisë në rajonin e Kaliningradit.//lk

XS
SM
MD
LG